1. Home /
  2. Non-profit organisation /
  3. Albanian Roots

Category



General Information

Locality: Staten Island, New York



Address: 2744 Hylan Blvd Suite#513 10306 Staten Island, NY, US

Website: www.albanianroots.org

Likes: 253064

Reviews

Add review



Facebook Blog

Albanian Roots 16.01.2021

A mund ti grumbullojm 10,000 firma për popullin tonë të Çamërise? Për ta dorezuar kete peticjon në Washington D.C na duhen sa me shum firma. FIRMOSE

Albanian Roots 11.01.2021

Ja vlen për ta shpernda

Albanian Roots 02.01.2021

Edhe kjo ndodh në Shqipëri. Kenge për Erdoganin

Albanian Roots 30.12.2020

Albania righteous among the nations: Muslim and Christian Albanians provided European Jews with false identity papers, enabling them to avoid arrest by the Gestapo. As a result, Albanian sources assess that the country was one of the few countries in Europe whose Jewish population at the end of World War II was greater than at the beginning.

Albanian Roots 21.12.2020

Robert Pali shqiptari në mbrojtje te Washington D.C dhe Kongresit Amerikan!

Albanian Roots 18.12.2020

Kush e don Vllaznin?

Albanian Roots 08.12.2020

Organizata Rrënjët Shqiptare dhe Shoqata Patriotike Çamëria, peticion për ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame. FIRMOS PETICJONIN -> https://www.change.org/AlbanianGenocide

Albanian Roots 08.12.2020

Peticjoni qe do dergohet ne Kongressin Amerikan! Peticjoni per te drejtat e Shqiptareve te Çamerise! (Firmos & Shperndaj)

Albanian Roots 28.11.2020

Kemi 3954 firma. A mund te arrijmz 5,000 firma sot? (firmos dhe shperndaj)

Albanian Roots 10.11.2020

Firmos PETICJONIN! Zeri juaj te degjohet në KONGRESIN AMERIKAN!

Albanian Roots 21.10.2020

Foto nga arkiva e Kombeve të Bashkuara (United Nations Archives). Viktimat e gjenocidit Çam. FIRMOS PETICJONIN https://www.change.org/AlbanianGenocide

Albanian Roots 18.10.2020

Organizata Rrënjët Shqiptare dhe Shoqata Patriotike Çamëria, peticion për ndërkombëtarizimin e çështjes Çame.

Albanian Roots 01.10.2020

SOT KEMI ARRIT 3,000 FIRMA! NDIHMONI sa me shum të vazhdojm ta bejm kete çeshtje sa me te njohur qe ky peticjon te dërgohet ne Washington D.C .

Albanian Roots 11.09.2020

Ju lutemi firmosni dhe shperndane peticjonin qe do dergojm në kongressin Amerikan!

Albanian Roots 24.08.2020

Kina beri Serbin shtetin me më shum drone në Ballkan!

Albanian Roots 13.08.2020

Prona pronarit, e jo zullumqarit! Nëse komunizmi erdhi me konfiskim pronash, demokracia duhet të vinte me rikthimin e tyre tek pronarët e ligjshëm. Partia Lëviz...ja e Legalitetit me pronarët e ligjshëm dhe pro rishikimit të ligjit 7501 ! Pa të drejtën e pronës nuk ka demokraci, investim e zhvillim, një ndër të drejtat themelore të njeriut, nderkomtarisht në demokraci e me kushtetutë eshtë e drejta që kushhdo të gëzoj pronën e Tij që i takon. Prona trashigohet, blihet, dhurohet nga një palë që e ka atë e jo i merret pronarit të ligjshëm dhe i jepet dikujt tjetër, kjo nga shteti me ligje mafioze të nxjerra prej tij, këtë e bëjnë vetëm regjimet diktatoriale. Prandaj! Partia Lëvizja e Legalitetit e ka pasur dhe e ka një ndër kërkesat kryesore programore të saj kthimin e pronave tek pronari i ligjshëm. Kjo pikë programore nuk ka qenë thjeshtë për votë dhe abuzim por është një kërkesë tradicionale që buron nga filozofia zogiste se prona eshtë një e drejtë themelore e atij që e posedon atë dhe në thelb të së drejtës së shtetit ligjor qendron e drejta e pronës. Për shqiptarët, zgjidhja e çeshtjes pronës e lënë qëllimisht peng në moszgjidhje, e shfrytëzuar politikisht për votë se do e zgjidhim gjoja këtë çeshtje, sot është një detyrë e domosdoshme dhe aktuale për të shuajtur njëherë e mirë çdo padrejtësi, konflikt social e mos zhvillim si duhet të kësaj prone. Kthim tek i zoti i pronës së trashëguar, do të jetë një veprim që rregullon problemin më shqetësues, atë të perverësimit të saj nga grupet e mafies kriminale që kanë kapur nga gryka politikën dhe ekonominë shqiptare e përsëris gjoja në emër të ligjit e për rrjedhojë po përvetëson pronat e trashëguara të pronarëve. Duhet të kërkohet me patjetër Rishikim i ligjit 7501, toka të i njihet juridikisht pronarit të ligjshëm dhe ky mundet dhe duhet rregulloj po ligjerisht marrdhëniet me fermerët që e janë dhe e punojnë atë duke krijuar edhe mundesinë e bashkëpunimit në grupe edhe më të medhaja, e pranuar kjo ndoshta edhe nga shoqatat e pronareve në Shqipëri, prandaj kerkohet bashkepunim ne nivel ekspertesh me keto shoqata gjithmonë në mbrotje të çdo pronari. Kjo patjeter kerkon një analizë dhe punë serioze me perfshirje të shumë palëve dhe me dakortësinë mes tyre. Për pronat e zëna për qëllime publike kërkohet kompesim i tyre me vlerë monetare sipas çmimit të tregut ose kompesim fizik me pronë në vendet ku prona ka vlerë e mund të përdoret. Fatkeqësisht pronat shtetërore me vlerë janë përlarë nga mafia e pushtetit dhe prona pa vlerë dhe të pashfrytëzuar janë lënë gjoja për kompesim. Ajo që eshtë më shqetësues dhe totalisht e padrejtë që kërkon nderhyrje emergjente eshtë moskthimi, tjetersimi i shumë pronave të konfiskuara pas 1944 prej komunizmit, privatizimi i pronave shteterore të ndertuara mbi truallin e pronarëve prej zullumqarëve dhe njerëzve të lidhur me pushtet nga viti 1944 e deri sot. Prandaj një tjetër gjë që sot duhet të kërkohet nga një shtet serioz eshtë edhe vërtetësia e origjinës së pronës prej kujtdo që posedon një pronë të perfituar në mënyrë të dyshimtë në kurriz të tjerëve. Që të krijohet një stabilitet social dhe ekonomik prona duhet të shkoj tek i zoti. Kjo do ishte nje e drejtë që do e afronte më tepër Shqipërinë me vendet e tjera të BE, kusht i vendosur prej tyre, dhe do të bënte të mundur rritjen e investimeve të huaja serioze e afatgjate në Shqipëri. Moskthimi i pronës tek pronari i ligjshëm deri më sot dhe shfrytëzimi i kësaj çeshtje për interes kanë qenë dhe mbeten nje nga aktet më antishqiptare tek ne. Nëse komunizmi erdhi me konfiskim pronash demokracia duhet të vinte me dhënien e tyre pronarëve të ligjshëm. Shtet-Pronë-Drejtësi.

Albanian Roots 25.07.2020

Ura e par moderne Shqiptare dhe Lumi Mat qe sot po degradohen!

Albanian Roots 15.07.2020

Ndërroj jetë babai I sekretares te Albanian Roots dhe poeti shkodran LUIGJ ÇEKAJ. Albanian Roots I shpreh ngushllime familjes në keto dit te veshtira. Paqja e Zotit kjoft me ju. Familja pret vizita në shtepi: 900 Lydig Ave 6c , Bronx NY 10462

Albanian Roots 13.07.2020

Nga Keze Kozeta Zylo Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj! Gazeta "Illyria" dhe "Dielli"... Nuk kam shkruar gjatë gjithë jetës sime dhe t’i përcjellë publikut kaq shumë homazhe sa viti që shkoi dhe po aq gllabërues po duket dhe ky fillim viti Sot është ndarë nga jeta poeti penë ndritur Luigj Çekaj. Lajmin e dhimbshëm e dha në llogarinë e saj në F/B, vajza e tij Enkolana Çekaj Mundija. Me trishtim dhe keqardhje të madhe e prita këtë lajm të ndarjes së parakohshme të Luigjit mikut tonë të perbashket për të cilin kishim nje respekt reciprok nga më njerëzorët. Kur ngushëlluam të bijen dhimbja të kaplonte shpirtin, kur tha që ju donte dhe ju respektonte shumë të dy me Qemalin. Natyrshëm të vinë kujtime dhe komente pafund për shkrimet dhe poezite, përvojat tona artistike që shkembenim midis. Poeti Luigj Çekaj është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë e cila humbi një poet të mirënjohur, kurse Diaspora një atdhetar zemërzjarr. Dritë të pastë shpirti poeti penë ndritur Luigj Çekaj! Si homazh po sjellë pranë jush essenë time kushtuar poetit brilant Luigj Çekaj Poezia e Luigj Çekaj një hartë me metafora plagësh... ...Pasi me ta mbusha sarkofagët, vjeshtat dhe lumenjtë/ Nxorra sytë nga vendi dhe vendosa t'i hedh në det/ Bota nënujore me lashtësinë e shkruar në shtrat/ Me sytë e mi sfidoi thellësinë e ujit të vet... Marrë nga poezia "Me lotët e popullit tim" fq.102 Kam kohë që lexoj poetin Luigj Çekaj, ish të vuajturin nga diktatura, por jo në kohën e akullt kur dritën mbyllnin nën gur morti... I lexoj sot nën urën e dhimbjeve të emigrantëve që lëkundet në Oqean midis Shqipërisë dhe Amerikës. Vetëtima zhuritëse e mohimit nën diktaturë nuk mundi dot t'ju zhveshë atyre fisnikërinë si poet dhe njerëz, edhe pse mbi shpinë të tyre rëndon pesha e vuajtjeve dhe e mundimeve si guri i Sifizit. Ndonëse kanë kaluar 22 vjet nga rënia e diktaturës është e çuditshme se si këtyre poetëve të persekutuar dhe burgosur më parë nuk iu kushtohet vëmendje e merituar anipse poeti Çekaj rilindi në Amerikë... Poezite e tij të shkruara brenda qelive pus të zi të burgjeve, apo nën një Hënë të përgjakur nga hanxhari i një gardiani, medoemos bëhen si gjoksi i Rozafës së murrrosur që la amanet për të ushqyer fëmijët. Ndryshe çmimdhënësit i lënë poetët siç do të shprehet Çekaj në poezinë "Justinës" Kryet si qyqe shkoj dhe i mbëhtes tek vrasësi im i vjetër. De-pre-si-o-ni. Ai shkruan me një butësi Bible për nënën e tij të shtrenjtë dhe kjo ndodh shpesh me poetë të kësaj race dhe ja se si: Kur ti erdhe nga Shqipëria/ Besoja se as vdekjet nuk do të mund të na ndanin më/ si as distancat/ Ndërsa pranë teje kam celuloren me dyqind fotografi/ Një dosje dhimbjesh në ermrin tim/ Që më kujton prangat/ si dhe tre a katër stilokalema... Këtë lidhje aq të ngushtë nënë e bir e bën dhe më hyjnore poeti bir që qan dhe e puth, dhe dy pikëlzat e lotit të tij varen si rruaza argjendi në qafën e bukur dhe të rrudhosur të nënës halleshumë. Duke lexuar ndjen se poeti i burgosur i ka shkruar me lotin blu të Hënës vargjet dhe i ka stamposur brenda trupit ku me siguri kishte fshehur fletoren poetike të shpirtit. Ai i shkruante natën në muret e ftohta të dhomës së burgut ku metafora bëhej zjarri i ngrohtë, ndërsa qerpikët e rënduar nga lodhja bënin roje për të ruajtur legjendat që shkruheshin në libërthin e zemrës. Libërthi u bë si një dritëz ylli, violinë Apostulli, një legjendë që do të tregohet gjatë... Autori shpesh duket dhe një romantik i kohës plot kulturë dhe mirësi dhe ja si e përshkruan bukurinë e një vajze meksikane: Balli i saj paksa i verdhë, dukej si një shpatullëz hënet/ ku si dy pellgje të kaltër yjesh, i shkëlqenin fort dy sytë/ Ngado që ta shikoje/ dukej se ishte meksikane/ por një meksikane e çuditshme, që sfidonte dhe mrekullitë. Me këto vargje Çekaj të kujton ciganen e bukur të Frederica Garsia Lorkës i cili u frymëzua prej saj dhe ja se si: "O mjellmë e zeshkët që noton në një liqen/ Me lotuse të rritura, me valë të portokallta/ Me karafila të kuq, ku shkulma kundërmon/ Foletë e roitura që ti mban nën flatra/ Martire andaluze, grua e mbetur beronjë/ Ç’janë puthjet e përflakura ti s’e di/ Puthjet e përziera me heshtje të thellë nate/ Dhe me zhurmën e turbullt të ujit që rri". Pena e tij nxjerrë nga gjoksi nimfat e bukura, perëndeshat e bukurisë që emocionojnë me ndjesi të holla si filigramet e artizanëve të punuara në shekuj aq mjeshtërisht në poezinë "Trëndafilat e Majamit". "Sapo i pashë këta trëndafila m'u kujtuan buzët e tua të kuqe/ Kopshtet erotike të Shkodrës dhe gjethet jeshile të tulipanit/ Tani dhe shpirti im i lodhur belbëzon dalëngadalë emrin"... E bukura tërheq kudo e për më tepër një poet si Çekaj që prek ylberet përmallimthi në qerpikët e bukur të vashave. Poeti aty ndërton folezën e dashurisë hyjnore, i cili i jep një dritëz të re botës dhe ndez flakën e dashurisë aq të munguar. Poezitë e tij kanë mbirë natyrshëm si një ngushëllim për shpresë, ato janë filiza të një aristokrati të poezise dhe bëhen model qytetarie të një poezie në perfeksion. Vargjet e tij më duket sikur më sjellin pranë Ana Ahmatovën ku nobelisti Brodcki thotë se rigjeti gjuhen e ligjërimit në universin shurdhmemec. Në dhuratën me librat e tij që më dërgoi midis të tjerave në dedikim më shkruante se: "Lorka e quan poezinë thjesht si..."Një drer të plagosur", kurse unë vazhdon poeti me një modesti për t'u pasur zili, vjershat e mia dosido do t'i quaja "si një Njeri i plagosur" duke e zëvendësuar me artin e zëvendësimit fjalën dreri me njeri ... Ashtu si dreri me sy të magjishem dhe vështrim te butë që shetit pranë pemëve dhe ul kokën për të pirë ujë, buzë një pellgu a liqeni të pastër plagoset pafajësisht nga gjahtarët, ashtu më duket dhe poeti, zemra e të cilit u plagos pafajësisht nga gardianët e dhjamosur që zbatonin urdhërat e diktaturës verbërisht. Diçitura e shkruar me një shkrim të bukur kaligrafik do të ruhet gjatë dhe me krenari në arshivën time personale dhe ndërkohë të kujton poetin tjetër hyjnor Frederik Rreshpjen me poezinë vdekjen e Dedelit të cilit varrin ja bënë në aerodromin e qiellit, ndërsa Zeusin modern e mallkoi. Poezite e Çekajt jane si një far që fshehin shkëndijëza brenda metaforave të tyre me një ngarkese të theksuar emocionale plot gazavaje që prekin thellë zemrat e lexuesve të shumtë. Shokët e burgut të tij janë dhimbja e madhe e poetit. Një prej poezive kushtuar bashkëvuajtesve është ish të burgosurit politik "Luigj Kabashit" të cilët kanë lindur në një qytet me disidentë të rebeluar si metaforat e Selman Ruzhdiut, ku plagët e viktimave s'ka mundur asnjë pushtet t'i shërojë, mjerisht... "Me Luigjin, dashtë pa dashtë/ Kam patur një si fat absurd/ Sepse kur Ai shpresonte të dilte jashtë/ Unë trëmbesha se do të hyja në burg"/ Në poezitë e tij ngrihen probleme të mprehta sociale dhe shoqërore që po kalon shoqëria jonë. Kështu hapja e dosjeve me të cilët spekullojnë shumë nga parlamentarët tanë ai shkruan: "Hapeni shtatoren/ o ushtarë që të shoh/ Shkodrën dhe time motër..." Dhe krejt si në historinë e njërës nga ato me telefaks ma dërgoni urgjent "Dosjen". Dhe nxini ku të mundni/ Bëjeni sterrë deri në fund/...Se me "dosjen" time të bardhë, Kam ndërmend të bëj biznes, Në blefsha atje njëqind dollarë, Dy milion këtu do e shes..." Ato pikojnë dhe trokasin mendueshëm mbi shpirtrat tanë, mbi shpirtrat e lexuesve, por nuk jam e sigurtë, se sa ndihen ndër shpirtra ligjvënësish?? Poezitë e Çekaj janë vatër e prushtë me thëngjij ndezur. Ai bisedon poetikisht me shkrimtarë të shquar i ka ftuar për darkë në tryezën e tij dhe ndjen dhimbje për njerëzit e papërgjegjshëm që gjejnë lloj lloj mënyrash per të hedhur baltë mbi punën e tyre dhe ja se si: "Parmbrëmë, Noli me Konicën qenë për darkë tek unë, Të dy nervoz, sepse i shanin në Internet edhe pas vdekjes!... Kurse Millosh Gjergj Nikolla/ Me një penë të ngulur në gjoks! I tundur më tha: Atdheu im m'u ankua! Tashti duket se s'ka më nevojë për mua!" Marrë nga poezia "Shpirtrat e Shqiptarëve më duken si Ata të purgatorëve", fq.34. Poeti ndjen dhimbje gjer në eshtër për përbaltjen që iu bëhet burrave të ndritur të Kombit, apo vuajtjet e tmerrshme që pësoi kjo klasë fisnikësh, ndaj ai lutet duke thënë në poezinë: "Le të jem unë shpirti i fundit/ Që po gërryhem/ Nga tërë ky përrua gjaku/ Sajuar për zhdukjen e popullit tim. Marrë nga poezia "Le të jem unë" fq.25 Duke përfunduar poezitë e Cekaj pashë dhe preka nga afër një hartë me metafora plagësh, ku pena e tij siç dhe shprehet është një lufte poetike, është hartë e dhimbshme plagësh vizatuar me thika hijesh mbi shpinë... Staten Island, New York 5 Janar, 2020

Albanian Roots 29.06.2020

Si gjithmonë , ikje nga dhuna ,ikje nga pushtimet, ikje nga varfëria . Arbëreshët e New Orleansit (USA)

Albanian Roots 17.06.2020

Ari qe KOMUNISTET akuzuan Mbretin Zog sikur mori floririn, në të vertet e moren Italjanet & pastaj Gjermanet. Në Vitin 1991 gjysma ju dha Shqipërise ndersa gjysma tjeter Anglise për anijen e minosur nga bomba në bregdetin Shqiptar e vendosur nga komunistet.

Albanian Roots 29.05.2020

Gjatë ditës së djeshme, në Manastir, një qytetar maqedonas ofendon shqiptarin i cili po e filmon gjithë ngjarjen.

Albanian Roots 15.05.2020

Që në lashtesi Çamëria nuk ishte e Grekve por e SHQIPTAREVE (Ilireve)

Albanian Roots 27.04.2020

Helmeta dhe statuja Ilire në Muzeun e Nju Jorkut

Albanian Roots 10.04.2020

Firmosni peticjonin qe do dergohet në Shtepin e Bardh’s dhe Kongressin Amerikan!

Albanian Roots 24.03.2020

Ekipi futbollit Çamëria

Albanian Roots 07.03.2020

FIRMOSNI PETICJONIN QE DO DERGOHET NE WASHINGTON D.C. Ju lutemi te vazhdoni ta shperndani sa me Shum!

Albanian Roots 27.02.2020

Organizata Rrënjet Shqiptare - Albanian Roots ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2021! Shpresojm që ky të jet viti I shqiptarve!

Albanian Roots 24.02.2020

Urim për ndërrimin e viteve, Princ Leka: Këtë festë ia dedikojmë atyre që sot nuk janë pranë familjeve por në shërbim të qytetarëve

Albanian Roots 21.02.2020

Deri sot kemi grumbulluar me shum se 2000 firma! Ju lutemi te vazhdoni ta shperndani sa me Shum!

Albanian Roots 18.01.2020

The oldest written Albanian words Found in the Vatican.

Albanian Roots 11.01.2020

When Albania had more than 400 of its own factories and produced its own cigarettes and promoted its OWN culture.

Albanian Roots 19.11.2019

Great news https://exit.al//unesco-honours-the-mother-of-albanian-ed/

Albanian Roots 10.11.2019

"Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe!" - Gottfried Wilhelm Leibniz

Albanian Roots 23.10.2019

Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe /shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !/- Gottfried Wilhelm Leibniz

Albanian Roots 12.10.2019

NGRITJA E FLAMURIT NEË LEZHË Në çdo mbledhje kanë ngritur zanin Me çdo kusht me mbrojt vatanin... Si në luftë kundra Turqisë Në prag të Shpalljes së Pamvarësisë. Qenë malësorët sokola malit Në fshat Shenkollit në Breg të Zallit Që ja vunë pushkën nizamit Shumë ushtarë ja vranë Sulltanit. Në krye të luftës së Pamvarsisë Gjeto Cokun kishin prijës Lëgjandar bashkë me malësorë Ngreu flamurin vetë më dorë. Disa trima lufta i mori Me pushkë në dorë në mbrojtje këtij troi Pjetër Bici, Gjergj Nikolla Llesh Nik Dake, Pjetër Sokola, Tuj luftua kundra Turqisë Ranë si trima të Pamvarsisë.

Albanian Roots 27.09.2019

Jo kush do e di, që në Lezhë flamuri është ngritur për herë të parë nga njëri prej vëllezërve Coku, pikërisht nga Gjeto Coku, i cili ishte edhe kryetari i qeverisë së parë të Lezhës. Me 7 tetor 2012, mbushen 99 vjet nga vrasja e kajmekamit të Lezhës, ai që ngriti flamurin në Lezhë, dhe që udhëhoqi betejat e bregamatasve.

Albanian Roots 18.09.2019

Sot kemi kaluar 1000 firma! Ju lutemi te vazhdoni ta shperndani sa me shum te arrim qellimin. KY DO JET PETICJONI QE DO DERGOJM NE KONGRESIN AMERIKAN!

Albanian Roots 13.09.2019

Shuhet Prel Syku, nipi i ‘Tuç Makut’ të Bregut të Matës, personazhi real i filmit ‘Toka Jonë’ të Kolë Jakovës, që vuajti 24 vjet në burgjet e Enver Hoxhës

Albanian Roots 29.08.2019

VDIQ MITROPOLITI ANTISHQIPTAR I KOSTURIT Atë Foti Cici Sot vdiq nga koronavirusi mitropoliti fqinj i Kosturit, z. Serafim Papakostas (61 vjeç). Perëndia e ndj...eftë! Kur dikush urren një popull, është mëkatar i madh në sytë e Zotit, pavarësisht rrenave të një vendi tjetër! Si mund të besosh se do një popull, kur thua se kishat e Korçës, të Vithkuqit, të Voskopojës etj, janë greke, sepse të gjitha mbishkrimet atje janë greke? Dashuri greke, jo e krishterë Gjuha e mbishkrimeve në ikona e mure kishash ishte greke, pikërisht se gjuha shqipe ishte e ndaluar me vendim perandorak (turk) dhe patriarkal (grek). Detyrimisht, me forcë dhe me gjak, u imponua në kishat tona gjuha e pushtuesve! Imponimi i gjuhës greke me ligj gjatë pushtimit turk është e vetmja dëshmi greke në historinë e komunitetit ortodoks në Shqipëri, prandaj dhe mbi 95% e mbishkrimeve në afreskët dhe ikonat e reja, me rindërtimin e kishave tona këta tre tridhjetëvjeçarë, u imponua greqisht! Se me këtë mënyrë ribëhet historia dhe kështu do të ftohen brezat e ardhshëm të vijnë e të gjejnë dëshmitë helene në Shqipëri. I ndjeri Serafim hynte e dilte nga Mitropolia e Korçës si në shtëpi të vet, madje si baba, jo si vëlla, se mitropoliti i Korçës, edhe pse më i madh në moshë, nuk ka arsim teologjik dhe nuk është nga familje ortodokse. Kur mitropoliti grek tha e shkroi shpifjet e mësipërme kundër popullit shqiptar, nuk pati asnjë reagim nga Mitropolia, nga autoritetet shqiptare, apo dhe nga opozita partiake e Korçës. Çdo gjë e puthitur dhe e kopsitur. Si në kohën e Turqisë, ashtu edhe sot, shteti dhe kisha janë kundër shqiptarëve. Në fakt, ndoshta po e rëndoj shumë të ndjerin. Gjete dhe bëre! Ky është dhe i vetmi shfajësim, nëse ka shfajësim për një të krishterë që i mohon të qenit një populli tjetër. Udhë të mbarë! Sa bukur do të ishte nëse Mitropoliti i Korçës, Joani (Fatmir Pelushi), të bënte njësoj si sivëllai i tij, të cilin madje e trajonte si Mësues, ashtu si në foto: të bëjë edhe ky përshpirtje për figurat dhe heronjtë e qytetit dhe të trevave të Mitropolisë së Korçës, duke vënë njësoj flamurin tonë kombëtar dhe një foto të Petro Nini Luarasit, apo të Atë Kristo Negovanit, a të Mihal Gramenos etj. Nëse nuk je i shitur, apo i blerë, përse jo? Kush të pengon? Si lejon grekun të vijë në shtëpinë tënde (në fakt, në shtëpinë tonë, se ti je mysliman!) dhe të thotë se këto kisha janë të gjitha greke? * * * MITROPOLIA E KORÇËS SI DEGË E KOSTURIT (Ripostim: 24 shtator 2019). Të shtunën e kaluar (21 shtator 2019) Mitropoliti i Kosturit, hirësi Serafim Papakostas, vizitoi Korçën, Voskopojën dhe Vithkuqin, me një grup klerikësh dhe besimtarësh grekë, duke bashkëmeshuar edhe me Mitropolitin e Korçës, hirësi Joanin (Fatmir Pelushi). Ndërsa Mitropolia e Korçës u përpoq të manipulojë opinionin shqiptar, se këto aktivitete kishin karakter fetar dhe frymë kishtare, Mitropolia e Kosturit përlëshoi një deklaratë të përkundërt, duke shpalosur me sinqeritet dëshirat kulturore dhe synimet kombëtariste të kësaj vizite: asnjë fjalë për besimin ortodoks. Nga njoftimi i thukët në faqen e Mitropolisë së Kosturit (22 shtator 2019), siç përcillet në fund të këtij postimi, po përkthej disa fjali dhe bindje të qëmtuara, nga goja dhe dora e tyre! 1. Duhet të theksohet se kufijtë e krahinës së Kosturit shtriheshin deri në territorin e Mitropolisë së sotme të Korçës së Vorio Epirit. 2. Për më tepër, kishat e pikturuara të rajonit dëshmojnë mbishkrime greke gjithandej, ashtu si dhe shkrimet e ikonave dhe të afreskëve, të cilat i emërtojnë shenjtorët greqisht! 3. Elementi grek ishte më se i dukshëm në gjithë Vithkuqin.... 4. Madje nga fshati i Vithkuqit kishte prejardhjen edhe Shën Nikodhimi i Beratit, i cili u martirizua në Berat dhe nderohet në Mitropolinë e Kosturit. 5. Brenda kësaj atmosfere tepër të ngarkuar (?I), u krye Mesha Hyjnore... 6. Në vijim (grekët) u nisën për të drekuar drejt Voskopojës së bukur, ku edhe këtu aroma greke ishte e fortë. 7. Udhëtarët u larguan të prekur nga prania më se e dukshme e elementit grek në ato zona. * * * Vlerësimet e mësipërme nga shteti fqinj janë të pavërteta. Emërshkrimet greqisht në të kaluarën e errët nuk mund të përbëjnë dëshmi identitare greke në Shqipëri, aq më tepër kur greqishtja ishte e detyrueshme nën forcën e ligjit: kisha (greke) dhe shteti (turk) nuk lejonin përdorimin e gjuhës shqipe në kishë. Kjo duket edhe në gabimet e shumta drejtshkrimore që dëshmohen në ikonat dhe afreskët bizantinë në Shqipëri, edhe pse vepra të arrira kishtare dhe artistike, pikërisht se greqishtja ishte gjuhë e huaj. Brezi i sotëm është dëshmimtari më i madh, se si në vitet 1992-2019, pra, shumica dërrmuese e emërshkrimeve ortodokse në kishat e reja u bënë dhe vazhdojnë të imponohen greqisht, edhe pse shqipja nuk shihet më si gjuhë e mallkuar, e cila madje është gjuha zyrtare dhe parësore e Ortodoksisë në Shqipëri. Me këtë përqasje, me të drejtë fqinjët do të shkojnë në të ardhmen deri në Tiranë, Durrës, Elbasan, Librazhd e gjetkë, për të kërkuar e gjetur mbishkrimet greke në kishat tona, si dëshmi "e mjaftueshme" e grekësisë së banorëve. Jo më kot edhe shenjtorët e vendit tonë "pagëzohen" prej fqinjëve në grekë, përveç guximtarëve të gjallë, të cilët anatemohen ose zhduken. * * * Siç e kemi thënë disa herë në këtë faqe, Mitropolia greke e shtetit fqinj ka bërë të njëjtat deklarata edhe në të kaluarën, sidomos gjatë dy viteve të fundit, duke marrë shkas nga shkëmbimi i vizitave midis dy mitropolitëve, përkatësisht të Korçës dhe Kosturit. Ky bashkëveprim ekspozon sërish z. Fatmir Pelushi, i cili ka shfytyruar e shkombëtarizuar krejt Mitropolinë e Korçës: me kthimin e greqishtes liturgjike, me pajisjen me shtetësi greke dhe dokumenta homogjenizimi helen të mbi 80% të klerit, por edhe me aktivitete të hapura antishqiptare. Helenizimi i Korçës nuk bëhet nga njerëz me bindje helene, idealistë dhe të ndershëm, apo naivë a të gënjyer, nëse bëjmë krahasime historike, por nga një shqiptar i kompromentuar dhe i korruptuar gjer në palcë, duke përvetësuar e privatizuar fondet kishtare, të cilat i ndan me të afërmit dhe tarafin e tij. Edhe pse nga familje myslimane, z. Pelushi ka dhënë shumë prova këta dy dhjetëvjeçarë në Korçë, prandaj dhe mbështetet nga shteti grek, dhe reklamohet vazhdimisht në median kishtare fqinje, si kleriku më i përshtatshëm për të siguruar vazhdimësinë e shkombëtarizimit të KOASh-it. Atë Foti Cici Shkrimi në faqen e Mitropolisë së Kosturit: https://www.imkastorias.gr//proskynimatiki-ekdromi-tis-mi/

Albanian Roots 24.08.2019

NO thank you! Faleminderit por nuk duam vaksina duam Presheven, Medvegjen, Bujanovcin dhe sanxhakun Shqiptar!

Albanian Roots 12.08.2019

Historia e Sykajve! Një kujtim i vyer për të gjithë ne pasardhësit, disa minuta kushtuar historisë së kësaj familje, e cila u nëpërkëmb, u përbuz, dha aq shumë e mori aq pak. Një ndjesë publike për një familje fisnike që i cënuan emrin,nderin, mundin dhe i vodhën më të shenjtën lirinë. #Tale #Lezhe Aleksander Syku

Albanian Roots 24.07.2019

"Filozofi I shekullit" hajde shqipfoles hajde!

Albanian Roots 16.07.2019

PLEASE Sign this petition for Human Rights! Still NO APOLOGY still NO RECOGNITION! The survivors are banned from returning to their homes or even visit their family graves. Most of their loved ones remain in mass unidentified graves! (Help us bring justice)

Albanian Roots 01.07.2019

Ata dy arkivolë, i lanë te dera e kampit vertikalisht, që sa herë numëroheshin të burgosurit, t’i shihnin aty. Kur vinin të burgosur të rinj, tmerroheshin

Albanian Roots 26.06.2019

Nderroj jete Prelë Syku. Prela u njoft ne zonen e Lezhes si "Mandela e Sykajve". Ai bëri 23 vjet burg politik në Spac nga rregjimi diktatorial i Enver Hoxhes. (Lexoni per historian e tij) https://lezhapost.com/prele-syku-ju-rrefej-tmerret-ne-burg/

Albanian Roots 24.06.2019

Firmosni peticjonin qe do dergohet në Washington DC. #Çamëria

Albanian Roots 11.06.2019

Where are the Albanians and their protests? Or is it only when political opponents impose do the people get on the streets and protest. If you feel this is unjust, stop posting about it and go protest in front of the PM.

Albanian Roots 07.06.2019

Ju lutemi firmopsni peticjonin qe ta dergojm ne Washington ne Kongressin Amerikan qe te degjohet zeri i Shqiptareve te Çamërise! (Firmos dhe Shperndaje) #AlbanianGenocide

Albanian Roots 30.05.2019

Patriotat Dod Prec Syku, Gjon Nik Syku dhe Luc Deda ne vitin 1931 ne Rome. Familja Syku ka kontribuar ne çeshtjen Kombetare ne themelimin e pavarsis se Shqiperise dhe stabilitetin e shtetit te ri shqiptar.

Albanian Roots 12.05.2019

Peticjoni për Gjenocidin Çam! Firmose - Shpërndaje. Na ndihmoni ta globalizojm ketë çeshtje! Chameria Genocide Petition. Sign & Share. Help us make this story known world wide! #Çamëria #Albania #Greece #AlbanianGenocide #Recognize #Apologize

Albanian Roots 14.04.2019

Masakra e Tivarit, si i vrau Enver Hoxha 4 mijë djem e burra të Kosovës....

Albanian Roots 05.04.2019

Beograd. 23 qershor 1946. Diktatori Enver Hoxha dhe Josip Tito Tradhti apo patriotizm??

Albanian Roots 24.03.2019

Djali I Isa Boletinit Në Vjenë me uniform ushtarake te Austrisë.

Albanian Roots 07.03.2019

Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën.

Albanian Roots 21.02.2019

Kulla e Preng Cokut 400 Vjeqare ne fshatin Kaftalle te Mirdites, njeri nga fiset e hershme dhe fisnike te Oroshit e Mirdites. Ne kete kulle te hershme, sipas tradites familjare rreth 400 vjecare, ka lindur dhe eshte rritur kleriku patriot, dom Zef Oroshi (Coku). Dom Zefi, ishte klerik katolik, intelektual e atdhetar i shquar. Themelues i kishes katolike shqiptare Zoja e Shkodres ne New York. New York Times e konsideron dom Zef Oroshin; si pionier te ...Continue reading

Albanian Roots 04.02.2019

Gëzuar Krishlindjet

Albanian Roots 20.01.2019

Kisha e shqiptarve... ndalo helenizmin

Albanian Roots 01.01.2019

Presidenti uron familjen Mbretërore