1. Home /
  2. Arts and entertainment /
  3. ShowBizi Shqiptar.

Category



General Information

Locality: New York, New York



Likes: 17051

Reviews

Add review



Facebook Blog

ShowBizi Shqiptar. 07.05.2022

Nëse një ditë do më shohësh të plakur, nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem: ki durim. Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar unë ty. Nëse kur flas me ty të përsëris gjithmonë të njëjtat fjalë, mos më ndërprit, dëgjomë, kur ishe e vogël duhej të ta tregoja çdo natë të njëjtën përrallë që të flije. Kur nuk dua të lahem,mos më bërtit. Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe kur ishe e vogël. Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologj...inë e re, ki durim dhe më ndihmo.Mos më shih me atë buzeqeshje ironike por kujto sa kohë mu desh të të mësoja abc... Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo me mua. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them por nevoja për të qenë me ty gjthmonë. Kur këmbet e mia të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha nje barrë për ty, më ndihmo njësoj si unë bëja kur ti ishe e vogël. Kur them që dua të vdes, mos u mërzit, një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja; do kuptosh që në moshën time nuk jetohet por mbijetohet. Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia, kam kërkuar më të mirën për ty, që gjithnjë jam munduar të të ndihmoj dhe ty asgjë të mos të mungonte. Më jep pak kohë, më jep pak durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shume herë. Më ndihmo të eci, më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim....në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që gjithnjë kam pasur për ty. Të dua shumë dhe do të lutem gjithnjë per ty. U mundova të të fal dashurinë e gjithë botës që një dite kur une te kisha nevojë per dashuri ta gjeja tek ty bija ime.. Shpërndajë këtë postim ne miqtë e Tu dhe le të jetë ky shkrim në profilin tënd si dëshmi e dashurisë ndaj prindit